Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka hapur konsultimet me grupet
parlamentare në Kuvend për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës
Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual Bashkim
Dedja.

I pari qe ka hyre takim me Presidentin ishte kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, te cilit i eshte propozuar nje emer nga presidenti. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, zoti Ruçi tha se do te konsultohet me strukturat politike te partise se tij per emrin qe i eshte propozuar nga Bujar Nishani, por qe vijon te mbetet i papublikuar nga Presidenca.

Ndersa kreu i grupit demokrat Edi Paloka pas takimit me Presidentin deklaroi se nuk i ka sugjeruar asnje emer Presidentit per kreun e ri te Gjykates Kushtetuese, por propozimi i eshte besuar Presidentit, duke nenkuptuar se nuk ka kundershtime per emrin qe iu ka propozuar Bujar Nishani. Pas tyre, ne Presidence kane hyre edhe tre drejtuesit e tjere te grupeve me te vogla parlamentare, ai i LSI, Petrit Vasili, Shpetim Idrizi i PDIU dhe Fatmir Mediu i PR. Por mesohet se Presidenti ka folur me ta vetem per kriteret e perzgjedhjes se kreut te ri te Kushteueses dhe jo per emrin konkret te kandidatit. Ndersa kreu i grupit socialist nuk deklaroi asnje qendrim per emrin, burime nga Presidenca konfirmuan takimet si rezultative.

Ne baze te ligjit, emri i propozuar eshte njeri prej anetareve aktuale te Gjykates Kushtetuese. Kjo eshte prova e pare e bashkepunimit mes Presidentit dhe mazhorances se re qeverisese ne vend, ku do te shihet sesi do te votohet propozimi i Presidentit.

Top Channel