Bushati: Po çojmë përpara procesin integrues

08/10/2013 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se e ardhmja e Ballkanit
Perëndimor është në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se bashkëpunimi
rajonal përshpejton integrimin në strukturat europiane.

Duke folur në një konferencë për media me homologun lituanez dhe atë rumun, Bushati i falenderoi ata për ekspertizën për përshpejtimin e procesit integrues.

“Ne jemi duke cuar përpara një proces të nisur nga qeveritë e mëparshme”, u shpreh Bushati.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius deklaroi se lufta kundër korrupsionit do të përshpejtojë procesin e integrimit europian.

“Me ministrin Bushati biseduam për luftën ndaj korrupsionit. Jam i bindur se bashkëpunimi mes dy vendeve tona në shumë fusha do të jetë i frytshëm”, u shpreh Linkevicius.

Ministri i Jashtëm rumun Corlatean vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon,si dhe ndërrimin e qetë të pushteteve.

“Politika duhet të bashkëpunojë sa më shumë për procesin integrues”, tha Corlatean.

Top Channel