Vendimet e KQZ për zgjedhjet e pjesshme

03/10/2013 00:00

Në mbledhjen e së enjtes, katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratuan propozimet për kryetar, zv.kryetar dhe anëtarë të komisioneve zgjedhore zonale që do të administrojnë zgjedhjet e pjesshme lokale.

Zgjedhjet mbahen më 3 nëntor për Bashkinë e Korçës në këtë qark dhe për Komunën e Karbunarës në Qarkun e Fierit.

Në Bashkinë e Korçës të majtët dhe të djathtët janë regjistruar si dy koalicione, ndërsa FRD ka dalë me kandidatin e saj, ndërsa në zgjedhjen për kryetar të Komunës së Karbunarës, LSI, PS dhe PD do të garojnë më vete.

Top Channel