Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari
Pas një kontrolli në administrimin dhe shfrytëzimin e pasurisë pyjore në disa qytete të vendit, ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë masën administrative të shkarkimit nga detyra për disa drejtorë të Shërbimit Pyjor.
Një grup pune i sektorit për policinë pyjore në Ministrinë e Mjedisit ushtroi kontroll në disa akse rrugore në vend, gjatë të cilit u ndaluan disa mjete duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
Rezultatet e kontrollit u shoqëruan menjëherë me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Pyjor Tiranë, Fier, Mallakastër, Tepelenë dhe Përmet, shefit të sektorit të policisë në DSHP Tiranë, ndërsa për drejtorin e Shërbimit Pyjor të Gjirokastrës u mor masa e uljes në detyrë.
Përmes një deklarate për mediat, ministri i Mjedisit kërkoi më shumë profesionalizëm dhe zbatim të përpiktë të detyrës në të gjithë sektorët e mbrojtjes së mjedisit.
Top Channel