The Voice of Albania 3 erdhiii!!!

30/09/2013 00:00

Jeni gati?The Voice of Albania 3 po afron. Përgatituni për talente, garë dhe emocione pa fund. Konkurrentë nga të gjitha trevat, emocione, muzikë dhe shumë surpriza, vijnë prej kësaj të premteje, çdo javë në ekranin e Top Channel.

Aurela Gaçe, Alma Bektashi, Sidrit Bejleri dhe Elton Deda, paneli i trajnerëve profesionistë që do kërkojnë zërin më të mirë shqiptar, ndërsa në prezantim, si çdo vit do të jetë Ledion Liço.

Formati i njohur në të gjithë botën si “ The Voice”, pak ditë më parë në ceremoninë e zhvilluar në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara.

Marrja e këtij çmimi është kurorëzimi i famës së “The Voice”, një projekt që mori jetë në Holandë, tre vjet më parë dhe prej kësaj kohë është cilësuar si një stuhi e furishme me 55 prodhime lokale, e transmetuar në 150 vende të botës.

Top Channel