Sidriti: Jehona e ‘Voice’ ka kapluar çdo qelizë shqiptare

30/09/2013 00:00

Sidrit Bejleri, trajneri i fitueses se fundit te ‘The Voice’, tregon
pritshmerite per sezonin e ri dhe keshillon konkurrentet se si te
veprojne per te sjelle nje gare te forte e per te qendruar sa me gjate
ne te.

-Pervec Veneres edhe ti je fituesi ne fuqi i The Voice, dy fjale per edicionin e kaluar?

Sidrit Bejleri:
Ne fakt, eshte nje ndjesi e kendshme te jesh fituesi ne fuqi, por dhe njefare pergjegjesie sepse instiktivisht kerkon qe te pakten te kesh perseri nje paraqitje dinjitoze dhe zera ne ekip qe te lene gjurme. Me ka ndodhur ne fillimin e edicionit te dyte qe te ndjeja nje lidhje te forte me pjestaret e ekipit qe kisha patur ne sezonin e pare dhe dyshoja nese do arrija te familjarizohesha njesoj dhe me te ardhurit e rinj, e faktikisht u ndjeva ndoshta edhe me mire. Serish ndjesia perseritet, por me nje ndryshim rrenjesor pasi tashme eshte pervoja qe  te udheheq. Edicioni i kaluar veshtire te harrohet, pse jo dhe te perseritet, me gjithe ate larmi zerash dhe stilesh e mbi te gjitha artistesh te rinj pothuajse te kompletuar. Megjithate sec kam nje parandjenje qe vete “Voice of Albania” riperterihet dhe tejkalon vetveten. Edicioni i kaluar ishte nje gur prove i rendesishem per te gjithe pasi duhej te rrezohej ideja qe mbizoteron rendom se nje spektakel e ka shkelqimin heren e pare, por ja qe “Voice 2” kaloi cdo parashikim…  

-Cfare pret nga ky edicion?

Sidrit Bejleri:
Nisur nga eksperienca e nje viti me pare nuk duhet te mendojme qe zerat e mire do vijne duke u rralluar, pasi tashme jehona e “Voice of Albania” ka kapluar cdo qelize shqiptare kudo qe ndodhet. Do doja qe te pakten te kisha 5-6 vokale te mira, potente, por qe te mos ishin te limituar vetem ne nje rryme. Gjithashtu pres qe ne si trajnere, ta mbajme serish te gozhduar publikun shqiptar kudo qe ndodhet, duke ju ritreguar se nje spektakel i tille bazohet tek ndershmeria, kultura, humanizmi e mbi te gjitha aftesia profesionale.

-Nje sugjerim per ata qe do te vijne te kendojne per jurine e ‘The Voice’ dhe per ata qe duan te jene pjese e ekipit tend?

Sidrit Bejleri:
Tashme e dine mire se cfare perfaqesojne kater traineret qe do kene perballe dhe keshtu zgjedhja eshte me e thjeshte. Mos beni gabimin qe te shkoni shumica e zerave te mire tek nje trainer (sic ndodhi ne edicionet e kaluara me Eltonin dhe mua). Ndiqni me kujdes rrjedhen e konkurimit qe ekipet te balancohen dhe te beni nje rruge sa me te gjate! Do deshiroja t’u tregoja atyre qe do me zgjidhnin si trajner, se konkurrenti duhet menaxhuar si vokalisht dhe artistikisht. Ti japesh mundesine konkurentit ose me sakte ta serviresh ate tek publiku me materiale qe tregojne vlera vokale por qe njekohesisht te jene dhe te dashura per publikun, qe rrjedhimisht te fitoje audiencen maksimale te mundshme.

-Si do ishte mireseardhja jote per Aurelen dhe pershendetja per Miriamin?

Sidrit Bejleri: Eh… ne fakt nuk ka ndodhur ndonje ndryshim i madh, iken nje bjonde me floke te gjata dhe vjen nje bjonde me floke te shkurtra. Iken nje nuse e “embel”Vloredhe vjen nje vlonjate e “eger” 24 karatshe, etj. Tani serozisht, dy artiste shume te ndryshme nga njera-tjetra dhe aq te vecanta ne ate cfare bejne. Pika e vetme e bashkimit, dashuria qe publiku ka per to. Do me mungoje Miriami, shoqja e bankes ne sezonin e fundit… Por tani ka ardhur nje shoqe tjeter, Aurela dhe bashke mund ta kthejme permbys “Klasen e Voice”, ha, ha, ha… Miresevjen Lela dhe mirupafshim Miriam ne planet ambicioze te se ardhmes!

Top Channel