Perry: Kam menduar vetëvrasjen

30/09/2013 00:00

Katy Perry ka rrëfyer se ka menduar vetëvrasjen pas divorcit nga ish-bashkëshorti Russell Brand. Këngëtarja amerikane deklaroi në një intervistë për revistën ‘Billboard’ se pyeti veten nëse donte të vazhdonte të jetonte.

“E kisha shumë të vështirë dhe e kam pyetur veten nëse ia vlente të duroja”, u shpreh 28-vjeçarja.

Perry dhe Brand i dhanë fund martesës së tyre në korrik të vitit të shkuar.

Ajo tregon për revistën se forcën për të ecur përpara e ka gjetur pikërisht tek muzika. Në të njëjtën periudhë kur ndodhi edhe divorci, këngëtarja kishte nisur përgatitjet për albumin e saj të ri “Prism’, për të cilin ajo shprehet: “Të gjitha këngët e këtij albumi janë frymëzuar nga jeta reale që kam jetuar, secila prej tyre e ka bazën në atë që unë kam përjetuar. I them fansave të mi që nëse dëshirojnë të mësojnë të vërtetën për mua, duhet vetëm të dëgjojnë këngët e mia.”

Top Channel