Çmimi ‘Pavarotti i Artë’

28/09/2013 00:00

Tenori Saimir Pirgu është fituesi i çmimit prestigjoz ‘Pavarotti i Artë’ për vitin 2013. Ky çmim iu dorëzua gjatë një ceremonie të zhvilluar në teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistët dhanë edhe një shfaqje për të mbledhur fonde për bamirësi.

Ky i sivjetshimi qe edicioni i shtatë i çmimit ‘Pavarotti i Artë’, i organizuar nga familja e tenorit të paharruar për të nderuar artistët që janë shquar me karrierën e tyre. Në të shkuarën ky çmim i është dhënë artistëve të mëdhenj si Andrea Boccelli apo Jose Carreras.

Saimir Pirgu, me origjinë nga Elbasani, konsiderohet aktualisht si një prej tenorëve më të shquar të skenës operistike botërore. Pas studimeve për violinë, ai ka mbaruar konservatorin për kanto në Bolcano, në veri të Italisë.

Një shtysë në karrierën e tij qe pikërisht takimi me Pavarottin dhe studimet e kryera nën drejtimin e maestros të cilin Saimir Pirgu e kujton si një njeri të dlirë e të pastër, me një zemër të madhe.

Top Channel