Celet në Berat panairi i stinës, i cili ka për qëllim promovimin e
produkteve bujqësore të zonës. Panairi u organizua si bashkëpunim i
Këshillit të Qarkut, Shoqatën e Pemtarisë “Roshniku”, shoqatën
artistike, kulturore “Qypërlinjtë e Beratit”.

Pozita gjeografike, 600 metra mbi nivelin e detit, shtrirja nën kodrat e malit Tomorr e bëjnë këtë zone mjaft favorite për prodhimin e produkteve të fruti kulturës dhe blegtorise.

Për një zhvillim të zonës, komuna kodrinore me një trashëgimi të pasur historike, Roshniku që njihet për prejardhjen e Qypërlinjëve të famshëm, të cilët drejtuan perandorinë Osmane për më shumë se 50 vjet, synon zhvillimin e zones ne menyre qe te permiresohet jetesa e 13 te fshatrave.

Në këtë panair ku jane prezantuar prodhimet më të mira bio, kane marë pjesë përfaqësues të Dhomës së Tregëtis Britanike në Shqipëri, Përfaqësues të Korpusit të Paqes, pushtetarë lokalë, si dhe ka përshëndetur panairin Ansambi i Këngëve dhe Valleve Burimore nga Kosova, Damsa. Të pranishmit kane ndjekur një koncert artistik, ndërsa më pas kan vizituar stendat e panairit, ku jane prezantuar produktet e zonës.

Top Channel