Shkodër, kontrabanda falimenton fermerët

27/09/2013 00:00

Këto ditë është koha e korrjes së misrit, por shumë pak nga fermerët
kanë nisur punën, pjesa më e madhe e kanë lënë prodhimin në mëshirë të
fatit, ndërsa të tjerët po korrin vetëm sa për të ushqyer bagëtitë.

Sipas fermerëve, kjo situate ka ardhur pasi eshte duke hyre miser kontrabande qe po shitet ne treg me 25 leke kilogrami, ne nje kohe qe kostoja e prodhimit deri ne shitje fermerëve u shkon nga 25 deri ne 30 leke per kilogrami dhe ne keto kushte nuk ka asnje interes per ta shitur.

Lec Jaku eshte nga komuna e Berdices ne Nenshkoder ai shprehet se prodhimin do e hedhe ose do e fale pasi nuk ka asnje interes per ta shitur pasi sipas tij kondrabada ka ulur çmimin nen koston e prodhimit.

“Çmimi i misrit ka rënë për shkak të misrit që po e fusin kontrabandë dhe që është shumë më pak cilësor se misri ynë. Tregtarët kërkojnë misër me çmim shumë të ulët”, thotë Jaku.

E njejta situate duket ne gjithe zonen e Nenshkodres. Dede Duka banor i komunes Bushat shprehet se ka mbjelle 8 hektare miser qe i ka shkuar dem.

“I lutem Qeverisë, shtetit që ta marrë në dorë këtë situatës, të heqim kontrabandën dhe të shpëtojmë edhe ne në këtë mes”, thotë Deda.

Te friksuar se mos prodhimet e jonxhes do te permbyten fermeret ne Nenshkoder iu kthyen kultivimit te misrit, por dhe kjo nismë e tyre pavarësisht prodhimit cilesor duket e deshtuar dhe serish fermerët po dalin te demtuar kete radhe, jo nga permbytja e ujit por nga permbytja e kontrabandes qe sjell ne treg prodhime me çmime shume me te lira se prodhimi vendas.

Top Channel