Rita Ora ka nevojë për injeksione

27/09/2013 17:30

Me një stil jete tejet të ngjeshur dhe në udhëtim të vazhdueshëm, Rita Orës i duhet të jetojë më shpejt se sa organizimi i saj do të dëshironte.

I vendosur në kushte të papërshtatshme për një jetesë normale, organizmi i 22-vjeçares ka nevojë për disa suplemente për të kryer normalisht funksionin e tij.

Kështu, këngëtarja dhe mikja e saj Emily Rose, postuan në rrjetet shoqërore fotot e tyre ndërsa bënin secila nga një injeksion me vitaminë “B12”.

Injeksionet me këtë vitaminë janë të përshtatshme në rastet e lodhjes, letargjisë, gjendjes së të fiktit apo vështirësisë për t’u mbushur me frymë, të shkaktuara nga reduktimi i oksigjenit në gjak.

Mungesa e vitaminës “B12” në gjak është edhe një shenjë e anemisë, por shumë “VIP”-a kanë nisur të përdorin këto injeksione, përfshi Madonna, Justin Timberlake, Katy Perry apo Justin Bieber.

Top Channel