“Femen” sulmon sfilatën e modës

27/09/2013 17:00

Përfaqësuese të grupit feminist “Femen” zaptuan pasarelën e një sfilate mode gjatë javës së modës në Paris, pasi i konsiderojnë këto shfaqje se denigruese për imazhin e femrës.

Modelja 18-vjeçare Hollie-May Saker ishte duke sfiluar në “Jardin des Tuileries”, kur dy femra gjysmë të zhveshura u ngjitën në pasarelë, duke bërtitur dhe shfaqur në trupin e tyre mbishkrime si “shko në bordello”.

Përpara se të mbërrinin përfaqësuesit e sigurisë, njëra nga anëtaret e “Femen” sulmoi modelen që ndodhej në skenë, duke u përpjekur që t’i ngrinte fustanin, por adoleshentja reagoi duke i dhënë jetë një kacafytje të shkurtër.

Sipas “Femen”, kompanitë e modës janë duke trajtuar modelet dhe trupin e tyre femëror si një “mall shitje”, ndaj organizata feministe është shprehur disa herë kundër këtyre shfaqjeve.

Top Channel