Kanë marrë fund orët e makthit të biznesmenit kosovar të marrë peng nga
tre kuksianë. Mëngjesin e sotëm, falë edhe ndërhyrjes së forcave RENEA,
policia ka bërë të mundur arrestimin e Ardian Mujës, Shkëlzen Durakut
dhe Lumir Dashit, të cilët akuzohen se mbanin peng shtetasin kosovar
Flamur Curri që prej mbrëmjes së të mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Shtiqen në Kukës ndërsa për lirimin e pengut është dashur ndërhyrja e forcave RENEA. Sipas policisë lokale, Flamur Curri është pronar i një aktiviteti privat në qytetin e Kukësit dhe pengmarrësit i kishin kërkuar familjarëve të tij, 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.

Mësohet se RENEA ndërhyri në çastin final dhe arrestoi tre gjobvënësit të armatosur me automatik dhe pistoletë.

Top Channel