Dy vitet e fundit të Lady Dianës

26/09/2013 00:00

“Diana”, nga e premtja premierë ne kinemate “Imperial”. Filmi me regji të Oliver Hirschbiegel rrëfen dy vitet e fundit të jetës se Lady D, interpretuar nga Naomi Watts dhe dashurin e saj sekrete me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Kahn, rol i luajtur nga aktori Naveen Andrews.

“Është një film që shfaqet premierë botërore në shqip. Sapo ka nisur shfaqur në disa salla të limituara në Britani e Pakistan, ka fituar shumë çmime në disa prej festivaleve më prestigjioze të botës dhe tashmë vjen në kohë reale edhe në Tiranë. Bëhet fjalë për një portretizim të aspektit njerëzor, është një biografi e spikatur, aspekt i jetës së dy viteve të fundit që nuk përmendet gjatë dhe nuk njihet mirë nga publiku”, deklaroi Altin Prifti, drejtor i kinemave “Imperial”.

Filmi rrefen Dianën jo vetëm në perfeksionin e saj, siç është shprehur në intervista aktorja Naomi Watts. Princeshen e zemrave, me misionet e saj humanitare, por dhe Dianen grua, te dashuruar dhe te vetmuar.

Watts fillimisht e kishte refuzuar rolin e Princeshës së Uellsit, duke menduar se mund t’i shkatërronte karrieren interpretimi i nje personazhi kaq popullor sa Diana, nëse nuk do të ishte në pritshmëritë e duhura.

Por, siç ka thënë ajo, nuk e zinte gjumi derisa vendosi të merrte rrezikun përsipër.

Aktorja londioneze ka rrefyer per mediat se ka pare dhe lexuar sasi te jashtëzakonshme materialesh mbi Dianën.

Ka kaluar dite të tëra duke dëgjuar zërin e saj në Ipod. Ka vëzhguar me detaje intervistat pa audio, duke u perpjekur t’u jepte vetë ajo zërin dhe ka studjuar ecjen dhe buzëqeshjen e saj.

Duke e konsieruar si punën më të vështirë për t’i dhënë jetë një personazhi, Watts ka shtuar se të vendosje së bashku copezat e jetës së Dianes, ishte si te ndërtoje nje puzzle dhe ashtu sikurse të gjithe te apasionuarit e tyre, edhe ajo kishte provuar nje lloj fiksimi maniakal.

Top Channel