PD: Administrata nën presion

25/09/2013 00:00

Partia Demokratike publikoi të mërkurën hapjen e një portali online, në
të cilin nëpunësit e administratës, sipas saj duhet të denoncojnë
presionin politik për shkarkimet nga puna.

Sipas PD-se, e gjithe administrata publike eshte nen nje presion te forte politik per t’u dorehequr nga detyrat qe mbajne

“Revanshi politik i mazhorancës së re, presioni dhe largimi i  nëpunësve të shtetit me metodën e vjetër të luftës së klasave, po mbizotëron në çdo zyrë të administratës shtetërore. Nga sot, Partia Demokratike ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrata”.Në këtë portal çdo nëpunës, do të marrë këshillim falas për të gjitha të drejtat e nëpunësve, do të mund të denoncojë çdo rast të presionit politik për t’u dorëhequr nga detyra dhe çdo akt për largimin e padrejtë nga administrata. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj.Partia Demokratike fton çdo nëpunës që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin për të dhunuar të drejtat e nëpunësve, ushtrojnë presion e ndikim të paligjshëm ndaj tyre dhe abuzojnë me pushtetin për të larguar nga puna stafet profesioniste duke i zëvendësuar me listat e militantëve politikë”, tha në deklaratë zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel