E paharrueshmja Xhenfize Keko

25/09/2013 00:00

Hodhi gurin e parë të themelit të filmit për femijë në Shqipëri!

Një ndër 7-të themeluesit e parë të kinostudios “Shqiperia e Re” Xhanfize Keko krijoi e la pas një thesar në kinematografinë shqiptare.

Filmat e saj jane ende sot ne memorien e shqiptareve dhe vijojne te mbeten te dashur per publikun e vogel, por edhe ate te rritur.

Xhanfize punonte si bileta-shitese prane kinema “Republikes” dhe ishte ky vendi qe e lidhi perjetesisht me kinematografine.

Pas nje specializimi ne Rusi e 20 vite pervoje pune ne Kinostudio, si montazhiere ajo realizoi filmin e pare si regjisore.

Në vitin 1971 nisen xhirimet e “Kryengritje në pallat”, qe nje vit me pas iu ofrua publikut ne ekran.

Pas suksesit te ketij filmi krijimtaria e saj vijoi me filma te tjere  si “Mimoza llastica”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, “Taulanti kërkon një motër” “Tomka dhe shokët e tij”, ‘Beni ecen vete” e shume te tjere.

Jane rreth 25 filma te sukseshem ne Shqiperi, e te vleresuar ne festivale te ndryshme nderkombetare me cmime e tituj.

Xhanfize Keko ishte regjisorja e pare shqiptare qe u vleresua me çmime nderkombetare

Kështu : filmi “ Beni ecën vetë” ka marrë “Medaljen e Nderit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” në Itali, në vitin 1976 dhe Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, në vitin 1978 në Festivalin e Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifone të Italisë ka fituar Çmimin Special.

Filmi “Pas gjurmëve” në vitin 1979 , Medaljen e Presidentit të Republikës Italiane

Filmi “Kur po xhirohej një film” në vitin 1983 eshte vlerësuar me “Medaljen e Argjendtë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”në Itali.

Ne Shqiperi i jane dhene titujt me te larte “Çmimi i Madh is Republikës” “ Artiste e Merituar”, “Artiste e Popullit”, ndersa për nder të saj Çmimi Special i Festivalit të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni-Albania” është titulluar “Çmimi i Madh “Xhanfize Keko”.

Top Channel