Festivali i Filmit në Fier

24/09/2013 00:00

Për të dytin vit, Fieri tërheq vëmendjen e botës artistike me një festival për kinematografinë.

“Apolonia Intenational Students Film Festival” është eventi që përgjatë 6 ditëve ka mbledhur rreth vetes 50 filma të ndryshëm nga 27 vende të botës.

Carlo, një kineast i ri nga Italia fqinje, prezantuar me filmin e tij “regjizor i botës”, vlerëson rëndësinë e ketij festivali, që me së shumti ka mbledhur rreth vetes artistë të rinj.

“Eshte nje organizim shume i mire. Kete e them si nje njeri qe ka eksperience ne drejtimin e nje festivali te tille ne Itali prej 5 vitesh. Si drejtori artistik, ashtu edhe te tjeret jane treguar shume te zote. Kam vizituar shume festivale te tille në bote dhe ky eshte nje prej me te mireve qe kam pare. Nje cilesi shume e mire e filmave. Une mezi po pres diten e neserme per te pare filmat shqiptar dhe kosovare sepse e vleresoj shume kete lloj kinemaje”, deklaroi kineasti italian.

Dhe perveç filmave me metrazh te shkurter, ne kete festival garojne edhe shume krijime per kategorine e filmave dokumentare.

Rubin Lipo nga Çekia, eshte prezantuar me nje dokumentar per te cilin shpreson te rrembje ndonje trofe.

E perveç shpirtit te gares, festivali nderkombetar i filmit per studente synon te riktheje vlerat e kinemase se humbur ne Fier.

“Ketu ne Fier nuk ka kinema, keshtu qe te krijohet ndjesia e virgjerise kinematografike. Çfare ndiej dhe me duket shume interesante eshte fakti se ketu koha ka ndalur ne vend, ndersa ne shtete te ndryshme te botes kinemaja eshte zhvilluar shume”, deklaroi Lipo.

Perveç garës nderkombetare, sivjet ne festivalin e filmit ne Fier do te kete nje çmim per “Filmin me te mire ne shqip”. Dhe duket se per kete kategori ka pasur edhe vleresime te vecanta.

Dhe perpos ndjesive, Festivali Nderkombetar i Filmit per studente ne kete qytet kthehet ne nje ngjarje te rendesisme artistike, ku shfaqen krijime me tematika, kultura dhe botekuptime te ndryshme. Ku shijohen filmat, dhe ku studentet jo vetem mesojne, por dhe promovohen.

Top Channel