Cyrus rikthehet të skandalizojë

24/09/2013 21:25

Pas performancës së saj ekstravagante në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV”, Miley Cyrus duket se është e vendosur që të mos humbë efektin e bujës mediatike që është duke shkaktuar.

20-vjeçarja u rishfaq këtë të martë në koopertinën e revistës “Rolling Stone”, në një intervistë të gjatë në të cilën komentoi sërish veprimet e saj dhe kritikat për mospasjen e një fiziku të përshtatshëm për të realizuar atë kërcim ndjellës.

“Unë nuk jam as 50 kilogramë e shëndoshë. E di shumë mirë që nuk kam të përshtatshme të pasme për të bërë atë kërcim, ndaj kritikat i pres me një buzëqeshje”, tha Cyrus.

“Nëse kërcimi me Thicke do të supozohej të ishte seksi, do të kisha bërë shumë më mirë se aq. Ju garantoj që di të kërcej shumë më mrië”, tha ish-protagonistja e “Hannah Montana”.

Ndërkohë, e reja u rikthye të skandalizonte, me veshjen e saj tejet ekstravagante dhe disa poza të nxehta për revistën në fjalë.

Top Channel