Balerini shqiptar si trajner

24/09/2013 00:00

Nje nga spekaklet me te ndjekura ne mediat italiane eshte edhe ai
dedikuar talenteve te reja nen titullin “Amici”. Ne profilin e ketij
talent show ne rrjetin social Facebook, krahas profesoreve te muzikes,
jane zbuluar edhe trajneret e baletit.

Suprize per kete sezon duket te jete rikthimi i balerinit shqiptar Kledi Kadiu, i cili mori fame pikerisht nga ky program disa vite me pare. Rikthimi i tij eshte komentuar pozitivisht nga fansat, te cilet e kane mirepritur balerinin shqiptar si pjese te ketij programi.

‘Amici” do te nise me 23 nentor ne kanalin televiziv italian “Canale 5”, ndersa audicionet jane ende te hapura per talentet e reja. Mesohet se kete vit, ndryshe nga edicionet e kaluara, do te mireperiten talente edhe ne fushen e hip-hopit, bandave muzikore dhe madje per here te pare edhe ne fushen e dj-ve.

Top Channel