Aurela: Do t’ju bej të nguleni përpara televizorit!

24/09/2013 00:00

Aurela Gace eshte risia e pare e sezonit te trete te ‘The Voice of
Albania’. Ajo i bashkohet Elton Dedes, Alma Bektashit dhe Sidrit
Bejlerit ne panelin e trajnereve.

Ne kete interviste, ajo tregon si e pranoi ftesen e autoreve dhe cfare do t’i sjelle ajo programit.

-Si erdhi ftesa dhe vendimi per te qene pjese e ‘The Voice’?

Aurela Gaçe
: Ftesa erdhi nga producentet. Kur m’u kominikua e pranova me shume kenaqesi sepse do te isha mes kolegeve te mi te cileve u respektoj punen shume te mire qe ata bejne, por mbi te gjitha do te isha mes miqsh shume te dashur te cilet me njohin e i njoh shume mire dhe kjo me ben te punoj shume qetesisht mes tyre. Ashtu sikurse koleget e mi kam shume vite ne skene dhe modestisht mund te them se kam mesuar aq sa mund t’i percoj ketyre te rinjve dhe rejave ato qe une di.

Cdo anetar jurie ka nje menyre specifike te sjelljes ne raport me konkurentet dhe me skuadren e tij me pas, Aurela si do te jete ne kete rol?

Aurela Gaçe: Une jap fjalen qe do jem vetja ime se nuk bej dot ndryshe. Ata njerez qe jane skeptike do t’i bej te dashurohen me mua, ndersa ata qe s’me pelqejne, do t’i bej te ngulen perpara televizorit. Persa i perket konkurrenteve do te mundohem te jem shoqe me ta, por do te kerkoj maksimumin pa u treguar e vrazhde, pasi une e di shume mire se çdo te thote te kesh nje enderr. Do te mirekuptoj emocionet e skenes, pasi edhe une sot pas kaq vitesh, vazhdoj te pushtohem nga emocionet thuajse çdo dalje perpara publikut.

Aurela, ti je nje shembull tipik i misionit te ‘The Voice’, nje vertetim qe zeri i mire shperblen edhe ne nje treg muzikor si Shqiperia. Çfare do t’u thuash paraprakisht atyre qe do te kalojne fazat perzgjedhese te ‘The Voice’?

Aurela Gaçe
: Ata qe do te zgjedhin te punojne me mua, duhet te kene parasysh se per mua nuk mjafton vetem te kesh nje ze te bukur. Eshte shume i rendesishem karakteri i zerit dhe jo vetem. Une do te mundohem te nxjerr me te mirat e karakterit te atij apo asaj e t’i vesh zerin qe i pershtatet se tepermi.

-I ke ndjekur dy edicionet e para te spektaklit? Çfare do te veçoje?

Aurela Gaçe:
Do te genjeja nese do te thosha se i kam ndjekur hap pas hapi. I kam ndjekur nga pak me shume deshire per aq sa kam pasur kohe. Ajo qe do te veçoja ne lidhje me formatin e spektaklit eshte fakti se gjithçka fillon nga trajneri. Cdo njeri prej tyre duhet te dije te tregoje me profesionalizem se cfare te mirash ka konkurrenti qe eshte perzgjedhur. Duhet te dije t’ia tregoje publikut, pse ky dhe jo nje tjeter. Pra, duhet te dime si te punojme me keta zera, per t’i nxjerre me te mirat e konkurrentit.

Si jane raportet me Sidritin, Almen dhe Eltonin?

Aurela Gaçe: Eltonin dhe Almen kam 20 vjet qe i njoh, kam pasur bashkëpunime te ndryshme me te dy. Eltoni veç te tjerash ka qene edhe dirigjent i koncertit tim te pare recital. Ndersa me Sidritin kam me pak marrëdhenie te mëparshme, por, sic thashe edhe me lart ketu jam mes miqsh dhe kolegesh qe e kuptojme, respektojme dhe e duam punen e njeri- tjetrit.

Top Channel