Durrës, 96 mijë ton mallra të papërpunuara në port

23/09/2013 00:00

Në portin e Durrrësit gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë
përpunuar 15.370 kontenierë me mallra më shumë se e njejta periudhë e
vitit të kaluar. Nderkaq, sasia e pergjjithshme e mallrave te perpunuara
ne kalata eshte rritur me 96 mije ton.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Portual te Durresit bënë të ditur se që nga fillimi i vitit 2013 në terminalin përkatës janë përpunuar 72.500 kontenierë gjithsej, ndërkohë që mësohet se sasia e mallrave të eksportuara me kontenierë është më e madhe se sa ajo e mallrave që kanë mbërritur në vendi tonë me anije.

Burimet bënë të ditur se megjithëse numri i kontejnerëve që janë transportuar drejt vendeve të tjera është më i vogël, 35.840 njësi kontejnerike gjjithsej, sasia prej 552 mijë ton mallra që ato kanë bartur është 68 mijë ton më e madhe se sa mallrat që kanë mbërritur me të njejtin ambalazhim.

Gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në kalatat e portit janë përpuunuar 2 milion e 426 mijë ton mallra gjithsej, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraardhës. Rritja e eksporteve me anije arrin në shifrën 44 për qind, ndërsa ka një tkurrje në masën 87 për qind për mallrat e importit. Sasia e mallrave që transportohen me kamionë dhe trajlera nëpërmjet trageteve ka mbetur në shifra të njejta me ato të vitit të kaluar.

Top Channel