Pas një mungese të gjatë, Mel B rikthehet me “Once Time in My Life”, singëlli i hedhur së fundmi në treg me një videoklip provokues.

Ish-këngëtarja e Spice Girls shfaqet agresive në klip, fillimisht zhvishet e më pas mbyllet me një puthje lesbike me veten e saj.

“Jam shumë e lumtur për daljen e këngës. Kanë kaluar tetë vjet që nga kënga e fundit dhe tani ndjehem gati për të realizuar dicka të madhe dhe argëtuese dhe jam krenare për këtë”, tha ajo.

Muajt e fundit është përfolur për një ribashkim të Spice Girls dhe që nismëtarja për këtë ribashkim është pikërisht Mel B. Publikisht ideja është mirëpritur nga Emma Bunton, Geri Halliwel dhe Melanie Chisholm, por si gjithmonë asnjë koment nga Victoria Beckham.

Top Channel