Për të gjithë ata që ishin lumturuar, lajmi se Katherine Ëebb është ndarë nga i dashuri i saj futbollist A.J. McCarron nuk është i vërtetë.

Të paktën, kështu tha një zëdhënës i ish-miss Alabamës dhe modeles së “Sports Illustrated”, pas spekulimeve në mediat amerikane mbi fundin e raportit të saj me McCarron.

“Ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të jenë të lumtur. Lajmet që thonë të kundërtën janë të pavërteta dhe jokorrekte”, deklaroi zëdhënësi.

24-vjeçarja Katherine dhe 23-vjeçari, lojtar i futbollit amerikan janë shndërruar prej më shumë se një viti në një prej çifteve me mbulimin më të madh mediatik në SHBA.

 

Top Channel