 Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese
																		
					
					
					
						Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese						 
								
			McLaren ka nisur sulmin për të shkëputur Fernando Alonson nga Ferrari. Ky është lajmi që publikon BBC, sipas së cilës piloti spanjoll është objektivi numër 1 i skuderisë britanike.
Në Angli shkruajnë se historia e dashurisë mes Alonsos dhe Ferrarit ka përfunduar tashmë, por është kontrata që skadon në vitin 2016 ajo që e bën të vështirë rikthimin e dy herë kampionit të Botës tek McLaren.
Ja çfarë thotë Martin Whitmarsh: “Cdo skuadër do e donte Alonson pasi është piloti më i mirë në qarkullim, por ka një kontratë.”
Fernando Alonso ka qenë me McLaren në vitin 2007 dhe humbi titullin kampion pas një “lufte në familje” me Hamilton vetëm për 1 pikë në dëm të Kimi Raikkonen, atëherë me Ferrari.
Gjithsesi, BBC saktëson se Alonso mund të bashkohet sërish me McLaren jo para vitit 2015.
Top Channel