Gjirokastër, aktivitete për 69-vjetorin e Çlirimit

19/09/2013 00:00

Qyteti i Gjirokastrës ka festuar 69-vjetorin e Çlirimit me një rradhë
aktivitetesh festive, koncerte, konferenca shkencore dhe ekspozita në
pikturë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe artdashësve këtë përvjetor ishte ekspozita vetjake e piktorit kosovar Idriz Berisha. Ai paraqiti më shumë se 50 punë në pikturë ekspresioniste një pjesë e të cilave me tematikë kombëtare.

Berisha profesor i mirënjohur arti në disa shkolla humbi gjatë luftës një koleksion të pasur personal prej 300 pikturash dhe arriti të sjellë përmes artit gjithë dramën e humbjes që lufta shkaktoi për njerëzit e zakonshëm dhe artin në Kosovë.

Bashkia e qytetit dorëzoi disa tituj nderi në përvjetorin e 69-të të clirimit për patriotë të njohur ndërsa aktivitetet artistike u ndoqën nga autoritete të njohur, deputetë, 2 konsujt grek dhe italian në Gjirokastër dhe mijëra banorë të qytetit.

Top Channel