Wilde: Trupi im shkon me vitet ‘70

18/09/2013 00:00

Olivia Wilde ka pozuar me një kostum lëkure të ngjitur pas trupit për të rikrijuar skenat nga filmi i saj i fundit ‘Rush’ në një set fotografik për revistën ‘Allure’.

Në intervistë, aktorja 29-vjeçare theksoi se ka lindur në epokën e gabuar pasi format e saj trupore do të shkonin më shumë me vitet ’70: “Gjithmonë kam menduar se kam një trup të përshtatshëm për vitet ’70. Shpatulla të gjera, gjoks të vogël… Atëherë ka pasur veshje shumë të bukura që shkonin me një trup të tillë.”

Duke folur për një temë delikate për femrat aktore, Wilde mendon se në Hollivud nuk shijohet aspak “arti i të ushqyerit”: “Kemi frikë nga karbohidratet, sheqernat… Kemi frikë nga gjithçka. Kemi distancuar veten nga bukuria e ushqimit.”

Në filmin më të fundit me titull ‘Rush’, Olivia Wilde luan rolin e bashkëshortes së pilotit të Formulës 1 James Hunt, e cila e la atë për aktorin Richard Burton.

Top Channel