Kate Moss, nudo për ‘Playboy’

18/09/2013 00:00

Është konfirmuar se Kate Moss ka pozuar krejtësisht nudo për kopertinën e revistës ‘Playboy’ me rastin e 40-vjetorit të lindjes së saj dhe njëkohësisht 60-vjetorit të “lindjes” së kësaj reviste.

Supermodelja britanike është lavdëruar nga themeluesi i ‘Playboy’, Hugh Hefner: “Kate është një personazh i famshëm në të gjithë botën dhe kalon kufirin nga imazhi seksual në modeling. Është perfekte për kopertinën tonë.”

Seti fotografik është realizuar nga fotografët Marcus Pigott dhe Mert Atlas.

Në këtë mënyrë, Kate Moss po ndjek hapat e kolegeve të saj Cindy Crawford, Elle MacPherson, Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Stephanie Seymour dhe Eva Herzigova.

Top Channel