Liam-Cyrus konfirmojnë ndarjen

17/09/2013 18:30

Liam Hemsworth dhe e fejuara e tij Miley Cyrus konfirmuan zyrtarisht ndarjen, ndërsa 23-vjeçari duket se ka nisur një raport të ri me një aktore meksikane.

Përfaqësues të të dyve pranuan në revistën “People” se Liam dhe Miley i kanë fund pas tre vitesh së bashku.

Që prej fejesës në 2012-n, ka patur disa herë zëra për një ndarje të mundshme mes të dyve, por këtë herë thashethemet konfirmohen edhe nga faktet, me Liam që është fotografuar disa herë në shoqërinë e aktores meksikane Eiza Gonzales.

Sipas revistës “People”, ndonëse prej kohësh në krizë, ishte kërcimi provokues i Miley në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV” ai që bindi Hemsëorth t’i jepte fund.

Top Channel