Jessica Chastain, rrëfen dashurinë e vjetër

17/09/2013 00:00

Gjatë festivalit të Filmit në Toronto është shfaqur për herë të parë
projeksioni i filmit “Zhdukja e Eleonor Rigby-t”, një film që ka për
protagonistë aktoren Jessica Chastain.

Filmi vjen si nje deshire e saj per te luajtur krah shokeve te universitetit, deshire te cilen regjisori i filmit e beri realitet. Miqte e saj me te mire ne jete jane jane pikerisht regjisori i ketij filmi Ned Benson dhe producentja.

Ne nje interviste per mediat italiane aktorja ka rrefyer detaje rreth filmit duke zbuluar edhe nje lidhje dashurie te saj te hershme me regjisorin Ned Benson.

Filmi eshte nje drame prekese romantike, i cili tregon jeten e nje vajze te re qe vendos te shkeputet per pak kohe nga martesa e saj duke u zhdukur papritur nga syte e bashkeshortit ne kerkim te qetesise.

Ajo qe e ka lumtururar me se shumti aktoren eshte fakti se ne kete prodhim interpreton gjithashtu idhulli i Chastain, Isabelle Huppert, per te cilen aktorja eshte shprehur gjithnje se eshte burimi i saj i frymezimit.

“Nga ky film nuk mund te kerkoja me shume sa kaq, – eshte shprehur aktorja.- Isabella e dinte se sa shume vlerësim kisha une per te dhe se sa shpesh une e kam cituar ne intervistat e mia, e kam nje pike referimi. Fakti qe ajo interpreton mamane time ne film ndodshta eshte dhurata me e bukur qe mund te me bente. Jam e nderuar qe ajo pranoi te luante ne film. Sigurisht qe pjesen me te madhe te falendererimeve ia dedikoj Ned,i cili eshte nje regjisor fantastik. Ai beri te mundur qe personazhi i saj te ishte francez, sic edhe origjina e Isabella-s. Edhe fakti qe te dyja jemi flokekuqe na ndohnmoi se tepermi“, e ka mbyllur duke qeshur rrefimin e saj aktoja.

Top Channel