Brad Pitt me “look” të ri

17/09/2013 00:00

Jemi mësuar ta shohim me flokë të gjata, por Brad Pitt është shfaqur me një “look” të ri në sheshxhirimin e filmit ‘Fury’ në Londër.

Aktori 49-vjeçar ka prerë flokët shkurt për rolin e tij të ri, një ushtar i cili është pjesë e një ekuipazhi tanku prej pesë vetash me emrin Fury, në javët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë film me regji të David Ayer do të interpretojnë gjithashtu aktorët Shia LaBeouf, Michael Pena, Logan Lerman dhe Jon Bernthal.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në nëntor të vitit 2014.

Top Channel