Një antentat me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e të hënës.
Shënjestra ishte punonjesi i policisë, Kujtim Çardaku, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Punonjësi i policisë, Kujtim Çardaku ka qënë i vetem duke hyrë në automjetin e tij privat, që e kishte të parkuar pranë turizmit, në qëndër të qytetit.
Në momentin që ka ndezur makinën është aktivizuar dhe lënda plasëse, e cila ka shkaktuar një shpërthim tepër të fortë.
Për pasojë, punonjësi i policisë është nxjerrë nga makina në gjendje të rëndë për jeten dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në reanimacion.
Punonjësi i policisë, ndaj të cilët është kryer atentati, prej shumë vitesh ka punuar me policinë kriminale në Shkodër dhe kohet e fundit punonte në policinë kriminale të Lezhës.
Në ditët e fundit janë verifikuar një seri atentatesh me eksploziv të kryera në dëm të funksionarëve të shtetit dhe jo vetëm, e që dyshohen të kenë firmën e krimit të organizuar.
Tre ditë më parë një sasi eksplozivi shpërtheu në veturën personale që përdorej nga shefi i krimeve pranë Komisiariait numër 1 të policisë së Tiranës, Artur Hyka.
Ndërsa në fillim të muajit një ndërtues në Tiranë u kërcënua po ashtu përmes shpërthimit të eksplozivit në makinë. Biznesmeni Armando Cekaj sapo tentoi të lëvizte automjetin e tij të parkuar pranë rrugës “Siri Kodra” u përball me shpërthimiin nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërsa në fund të muajit të kaluar, një makinë u hodh në erë në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtonte vetëm me plagë jo serioze.
Top Channel