Shkatërrimi i monumenteve në kërkim të arit po kthehet në një fenomen masiv që nuk ndalet në jug të vendit.

“Vila rustika romake” ne Gjirokaster e vendosur mes fshatit Gline dhe Peshkepi është shkatërruar vetëm pak ditë më parë ndërsa gjurmë më të hershme të gërmimeve vihen re edhe në rrënojat e një godine të periudhës helenistike e vendosur në luginë.

Të ashtuquajturit “arkërkues” kanë përdorur mjete të rënda, për të gërmuar dhe shkatërruar plotësisht gjurmët e një objekti antik, që për nga forma dhe kuadri i gjetjeve lidhet me një vilë romake të periudhës imperiale mes shekullit të I dhe të II pas Krishtit.
 
Gjithë zona e luginës pranë qytetit të Adrianopolit dhe territori që përshkohet nga gjurma e rrugës antike nuk kanë qenë i studiuar dhe pikërisht për këtë arsye objektet e vendosura në këtë territor nuk janë vlerësuar për tu shpallur “monumente kulture”.

Top Channel