Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, kryeministri Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’ka projekt për ndërtimin. Investitorët duhet të…
Një 23 vjeçare nga Përmeti ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Tiranës pasi ka konsumuar një sasi fostoksine.
23-vjeçarja Erilda Goxhaj, nga Petrani i Përmetit ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Përmetit në gjendje të rëndë dhe për këtë shkak ishte transportuar menjëherë drejt Tiranës, ku pas pak orësh ka nderruar jetë.
Sipas mjekëve, e reja kishte konsumuar një sasi fostoksine për t’i dhënë fund jetës. Policia nisi hetimin për të zbuluar shkaqet e aktit të vetëflijimit, ndërsa familjarët e vajzës bënë me dije se 23-vjeçarja ishte e divorcuar prej dy vitesh ndaj jetonte pranë tyre dhe shkak i vetëflijimit mund të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike, pasi vuante nga depresioni.
Top Channel