Missi i prekur nga sëmundja e rrallë

14/09/2013 16:20

Kur Jennifer Smestad të konkurrojë për kurorën e “Miss Amerikës” këtë të diel, ajo nuk do të luftojë vetëm për titullin, por edhe që zëri i saj të dëgjohet.

20-vjeçarja, e cila fitoi të drejtën për të marrë pjesë në kompeticion bukurie si “Miss Arizona”, ka një të veçantë… ajo vuan nga sindroma e “Tourrette”-s.

Një sëmundje jo shumë e njohur, sindroma në fjalë bën që të prekurit prej saj të flasin ose të kryejnë veprime të tjera në mënyrë të pakontrolluar.

”Ndihem e bekuar që do të kem mundësinë që të bëj diçka edhe për të gjithë të tjerët si unë, ata të prekur nga kjo sindromë, duke rritur ndërgjegjësimin dhe edukuar ata që kanë qenë me më shumë fat se unë, mbi këtë problem shëndetësor”, komentoi Smestad në faqen e saj në “Facebook”.

Sëmundja gjenetike u shfaq tek Jennifer që në moshën 10-vjeçar, por fatmirësisht, goditjet e saj janë zhdukur pothuajse fare, falë disa teknikave të veçanta të akupunturës kineze.

Megjithatë, Smasted e di që do t’i duhet të bashkëjetojë të gjithë jetën me këtë problem, pasi sindroma “Tourrette” është e pashërueshme.

Top Channel