Çelet sezoni i ri në Galerinë e Arteve

14/09/2013 00:00

Sezoni artistik në Galerinë Kombëtare të Arteve, është çelur me një ekspozitë të veçantë.

Disa prej puneve me te mira te artistit britanik te shekullit te kaluar Henry Moore janë paraqitur para publikut kryeqytetas si pjese e nje inisiative ne bashkepunim me ‘British Council’.

“Artisti Henry Moore konsiderohet si një ndër figurat më krijuese dhe më të rëndësishme të artit britanik përgjatë shekullit 20. Kjo ekspozitë përmban 80 grafika, të cilat janë printe dhe gdhëndje në pllaka zinku dhe bakri, si dhe gjashtë skulptura që vetë artisti i quante makete për skulpturë”, thotë drejtori i Galerisë, Rubens Shima.

Veprat e paraqitura ne ekspozite ndahen ne 8 cikle te krijimtarise se autorit.

“Shpresojmë që ekspozita dhe prezantimi i autorit të jetë një eveniment i rëndësishëm.Një program më i gjerë eventesh është përgatitur në bashkëpunim me Galerinë dhe përveç ekspozimit të drejtpërdrejt në muajin në vazhdim ka një seri leksionesh, shfaqje filmi rreth jetës së autorit”, thotë Aida Berxholi, drejtoreshë e ‘British Council’ në Shqipëri.
 
Veprat e Moore ndodhen ne disa prej shesheve dhe qyteteve me te rendesishme ne mbare boten. Skulptori u lind ne nje familje te thjeshte britanike ne vitin 1898 dhe gjate jetes se tij u vleresua me shume çmime te rendesishme, nder te cilat ai per Skulpturen ne Bienalen e Venecias ne vitin 1948.  

Top Channel