Alba “tradhëton” Microsoft për “iPhone”

14/09/2013 15:45

Aktorja Jessica Alba është shndërruar në një prej përdoruesve më të famshme të një “iPhone”, pak muaj pasi kontrata e saj e sponsorizimit me “Microsoft” përfundoi.

Aktorja hollivudiane kishte qenë imazhi i kompanisë së madhe kompiuterike, për telefonin që “Microsoft” prodhon në bashkëpunim me “Nokia”-n, të ashtuquajturin “Lumia”.

E fotografuar në Nju Jork gjatë javës, protagonistja e “Sin City” shfaqi gjatë të gjithë kohës krenare “iPhone” e saj të fundit, një produkt që Alba kishte përdorur edhe përpara se të lidhte kontratën e sponsorizimit me “Microsoft”-in.


Alba, kur ishte imazh i “Lumia”-s, produktit te perbashket te “Microsoft” e “Nokia”-s


Alba, e rikthyer tek “iPhone” i saj i dashur

Për “Apple”, përdorimi i produktit të tyre në publik prej Albës në mënyrë aq evidente është një reklamë e shkëlqyer e mbi të gjitha falas, pasi ajo nuk ka asnjë marrëveshje sponsorizimi me “iPhone”.

Nga ana e tij, “Microsoft” duhet të jetë penduar që nuk këmbënguli më shumë për imazhin e Albës, që tashmë është duke realizuar një anti-reklamë, duke ndërruar menjëherë telefonin sapo kontrata e sponsorizimit skadoi.

Top Channel