Yjet e serialeve shndërrohen në modelë

13/09/2013 19:10

Secili prej tyre është protagonist në dy prej serialeve më të suksesshme të botës në transmetim.

Kit Harington është shndërruar në një simbol të bukurisë mashkullore me rolin e tij në “Fronin e Shpatave”, ndërsa karriera e Julian Morris është në ngritje të vazhdueshme, pas paraqitjes së saj në serialin “Gënjeshtarë të Vegjël të Bukur”.

Natyrshëm, me publikun që “gllabëron” i etur imazhet e tyre, Harington dhe Morris nuk e kanë të vështirë të konvertohen edhe në ikona të modës.

Të dy figuruan këtë të premte në faqet e revistës “Wonderland”, me këto imazhe joshëse, që mund të jenë vetëm të parat e një karriere të dyfishtë, të bërë të lehtë nga popullariteti i beftë i fituar prej tyre.

Top Channel