Pas suksesit të padiskutueshëm të filmit, fitues i 4 çmimeve Oscar, “Jeta e Pisë” vjen për lexuesin shqiptar edhe në variantin e shkruar.
Përkthyesi Agim Doksani vë theksin në vlerën e librit tek ndërthurja e disa temave, ku përplasen realja dhe magjikja, duke sjellë skena rrënqethëse përmes elementëve surprizë.
“Ky libër gërsheton tre elementë të rëndësishëm: atë të aventurës surreale, atë të marrëdhënies së njeriut me kafshët dhe atë fetar. Është një libër mbresëlënës jo vetëm për moshat e reja, por edhe për personat e rritur”, shprehet Doksani.
Libri sjell një panoramë të përciptë të Indisë dhe besimit në këtë vend, parë përmes syrit të pafajshëm të një fëmije. “Mbeten pamjet e mrekullueshme të natyrës dhe përshkrimi i Indisë të ndihmon ta njohësh këtë vend”.
‘The Times’ e ka cilësuar historinë e Pisë magjike, të gjallë, të trishtueshme dhe të mahnitshme në të njëjtën kohë, ndërsa ‘The Guardian’ shkruan se “Jeta e Pisë” është një roman i mbushur plot me çudi.
Top Channel