Veç zjarreve, masivet me pisha po demtohen rende edhe nga personat qe
presin pemet. Kjo ka ndodhur së fundi në  kurorën e gjelbërt të kodrave
të parkut natyror të Viroit. 

Një numër i madh pishash me diametër të trungut deri në 50 centimetër janë prerë pa lejen përkatëse të Drejtorisë së Pyjeve. Sipërfaqja e kësaj toke ku ndodhet masivi i pishave është kontraktuar për kullotë me një kontratë 20-vjeçare nga një individ, ndërkohë që tjetërkush kërkon ta kthejë ne vreshtari. Rasti flagrant është denoncuar në Drejtorinë Pyjore të Gjirokastrës, si dhe në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.

“Më datën 11/9/2013 nga një qytetar na është thënë që priten pisha në parkun e Viroit. Ne dërguam inspektorin e Policisë Pyjore dhe rezultoi se janë prerë 14 copë pisha të diametrit 50 centimetra. U bënë procedurat përkatëse nga ana jonë, sic është procesverbal i vlerësimit të dëmit dhe gjoba dhe jemi në procedurat e mëtejshme të kësaj diegieje”, tha Edmond Kristafi, përgjegjës i Policisë Pyjore.

Ndërkaq pak ditë më parë një siperfaqe prej 50 hektare kullotë u dogj nga zjari dhe bashkë me të u dogj dhe një numër i madh pishash.
 

Top Channel