Zgjohet nga narkoza, nuk njeh gruan

11/09/2013 00:00

Mund të ndodhë edhe kjo pas një operacioni. Një burrë amerikan është regjistruar menjëherë gjatë zgjimit dhe nuk njihte më dashurinë e jetës së tij.

Pranë vetes ka bashkëshorten, por ende nën efektin e anestezisë, Jason Mortensen nuk e njeh aspak.

Menjëherë nis t’i bëjë pyetje të tilla: “Kush je ti? Je modele? Si e ke emrin? Doktori të ka sjellë këtu?”

Kur përgjigja është “Jam gruaja jote”, Jason habitet jashtëzakonisht shumë, aq shumë sa bën të lindin dyshimet për vërtetësinë e kësaj videoje.

Ky filmim ka arritur mbi 250 mijë klikime vetëm në pak ditë.

Top Channel