Gjahtari i tornadove, Marko Korosec kapi me aparatin e tij këto pamje magjike të formimit dhe prekjes së tokës prej tyre në Teksas, Kansas dhe Kolorado.

Fotot janë marrë nga një distancë prej 1 kilometri, që është minimumi i distancës për të qenë të sigurtë. Korosec, 31 vjeç, thotë se të tillë tornado shkatërrojnë gjithcka, pemë, linja telefonike, madje edhe rrugë.

“Për t’u pjekur e për të arritur fuqinë maksimale të saj, një vorbulle të një tornadoje i nevojitet rreth një orë, më pas nëse prek tokën vorbulla është shkatërrimtare, ndaj për të qenë të sigurtë unë dhe grupi im qendrojmë larg të paktën 1 kilometër”, thotë ai.

Vorbulla të tilla ajrore nuk janë të rralla për Shtetet e Bashkuara, sidomos në këtë stinë. Ato formohen nga përplasja e rrymave ajrore të ftohta që zbresin nga Kanadaja me rrymat ajrore të nxehta që ngjiten nga Gjiri i Meksikës.

Vorbullat kanë kanë në përbërje ato që quhen kullat rrotulluese, ose mesociklonet që s’janë gjë tjetër vecse masa resh që rrotullohen rreth vetes duke formuar jo rrallë pamjet e një disku gjigant fluturues.

Top Channel