Personat tërheqës gjejnë punë më lehtë

11/09/2013 00:00

Harrojini kualifikimet apo miqtë që keni në një kompani të caktuar. Kërkimi për punë është thjesht një konkurs bukurie.

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar në Itali, sipas të cilit gjëja më e rëndësishme në një intervistë pune është pamja e jashtme. Kërkuesit dërguan 11 009 CV në disa kompani italiane në periudhën kohore gusht 2011- shtator 2012 për 1542 oferta pune. Tetë CV të njëjta iu dërguan kompanive vetëm me emra, adresa dhe foto të ndryshuara.

Sipas statistikave, këto kompani u interesuan më shumë për meshkujt dhe femrat tërheqëse. Personat që nuk binin në sy për pamjen e jashtme patën vetëm 7% sukses në aplikimet e tyre për punë.

Për faktin se personat e pashëm kanë më shumë sukses në gjetjen e punës bien dakord edhe dy studime të mëparshme të realizuara në Izrael dhe Argjentinë.

Top Channel