Një imazh shokues i një vajze e cila i ka drejtuar pistoletën në kokë një fëmije të vogël ka shkaktuar panik tek përdoruesit e internetit.

Fotografia është përhapur në rrjetet shoqërore muajin e kaluar dhe njerëzit po përpiqen të identifikojnë gruan dhe të lajmërojnë autoritetet.

Pamja tregon një vajzë të re duke qeshur dhe që i ka drejtuar pistoletën në kokë një vogëlusheje 2-vjeçare. Mendohet se fotoja është publikuar nga një profil Facebook-u argjentinas fillimisht.

Imazhi ka krijuar panik kur është shpërndarë nga blogjet e ndryshme që bëjnë fushatë kundër dhunës në familje. Nuk dihet nëse pistoleta në foto është e vërtetë apo lodër, por komentuesit e ndryshëm janë të mendimit se edhe nëse është lodër, është krejtësisht e papërshtatshme si foto.

Top Channel