Prezantohen “iPhone 5S” dhe “5C”

10/09/2013 00:00

“Apple” prezantoi dy produkte të reja këtë të martë, “iPhone 5S” dhe një model me kosto të ulët, “iPhone 5C”.

Prezantimi u realizua gjatë një ceremonie të mbajtur në Kaliforni.

Midis risive më të mëdha, “5S” ka një sistem i cili monitoron vazhdimisht të gjitha lëvizjet, të cilat përdoren nga një aplikacion fitnessi, i cili mat kaloritë e konsumuara gjatë lëvizjes.

Ky lloj i ri “iPhone”,  cili do të dalë në treg më vonë gjatë shtatorit, ka një procesor që e bën dy herë më të shpejtë se modeli i pesës.

Njëkohësisht, “5S” përdor për herë të parë mundësinë që telefoni të hapet dhe bllokohet nëpërmjet gjurmës së regjistruar të një prej gishtërinjve të përdoruesit.

“5C”, i dizenjuar si një celular me çmim të lirë, del në shitje me modele shumëngjyrëshe dhe çmim bazë prej 99 e 199 dollarësh, me një kontratë 2-vjeçare (për momentin vetëm në SHBA).

“Apple”, gjithashtu informoi se ka rimodeluar sistemin e saj operues “iOS 7”, që tashmë do të jetë i shkarkueshëm për modelet e mëparshëm të “iPhone 5” dhe “4S”, duke nisur nga data 18 shtator.

Top Channel