Me një dorë motorin, me tjetrën i jep gji fëmijës

07/09/2013 00:00

Një nënë po udhëtonte mbi një motor së bashku me vogëlushin e saj të 18-muajsh. Kur papritur fëmija nis të qajë, nëna akrobate në ecje e sipër ngrë bluzën dhe nis ta ushqejë atë në lëvizje.

Dëshmitarët thanë se me një dorë në drejtimin e motorit dhe tjetrën duke mbajtur vogëlushin, ajo nuk ndaloi por vazhdoi udhëtimin në rrugët plot trafik të qytetin Yuzhou në provincën kineze të Henanit deri në momentin kur është ndaluar nga policia.

“Ajo vendosi në rrezik jetën e vet dhe të fëmijës dhe jetët e gjithë udhëtarëve të tjerë në rrugë”, citohet nga mediat kineze një zëdhënës i policisë, që shtoi se ndaj nënës së re nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore, por se është lëshuar një paralajmërim se nëse do të kapej edhe njëherë do t’i bllokohej mjeti.

Ky nuk është rasti i parë që një nënë i jep gji fëmijës në udhëtim e sipër. Në vitin 2008, Catherine Donkers u arrestua në Detroit të SHBA pasi po i jepte gji vajzës e saj gjatë kohës që ishte në timon. Megjithatë, nëna amerikane shpëtoi nga penalizimet pasi në seancën gjyqësore u mbrojt duke thënë se të flasësh në telefon gjatë kohës që je në timon është me shpërqendruese se sa të ushqesh fëmijën.

Top Channel