“Vrava gjashtë persona pasi jam impotent”

06/09/2013 14:10

Vrasësi i gjashtë kolegëve të të fejuarës në Rusi zbuloi se kreu krimin për t’i treguar maskinilitetin e tij partneres, pasi kishte pasur probleme me impotencën.

30-vjeçari Dmitri Vinogradov, i etiketuar si Breivik rus, pranoi akuzat për vrasjen e gjashtë personave në një kompani farmaceutike në Moskë, në muajin nëntor.

Pasi mori peng punonjësit, ai i akuzoi ata se kishin bindur 27-vjeçaren Anna Kaznikova që t’i jepte fund marrëdhënies së tyre dhe nisi të ekzekutonte secilin një nga një në syrin e të dashurës, që vazhdimisht i përgjërohej të ndalonte.

Një video e cila filmoi të gjithë ngjarjen, tregoi më pas se si Anna mundi të shpëtonte nga duart e të dashurit të çekuilibruar në një moment, duke shpëtuar jetën e saj pas një vrapimi të gjatë dhe shmangiesh spektakolare nga fushëpamja e armës, në korridoret e firmës ku ndodhi masakra.


Vrasesi ne videon e kameres se sigurise

Në gjyq, i riu tregoi se pasi kishte nisur lidhjen, ishte ndierë jashtëzakonisht i dashuruar pas saj, por në kontaktin e parë seksual, nuk kishte mundur të kryente një raport për shkak të impotencës së tij, diçka që i kishte ndodhur edhe më parë.


Dmitri Vinogradov ne sallen e gjyqit

Një element i tillë, mesa duket e zhyti në një depresion të thellë Vinogradovin, i cili pranoi se krimin e kishte paramenduar dhe se nuk besonte që të kishte ndonjë çrregullim mendor.


Anna Kaznikova, vajza me te cilen vrasesi u dashuruar, ne nje foto te publikuar prej saj ne nje rrjet shoqeror

Një komision mjekësh, pas verifikimit të gjendjes së tij psikologjike, gjithashtu konfirmoi se vrasësi i shumëfishtë nuk kishte probleme mendore.

Vinogradov pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht.

Top Channel