Lushnjë, prangoset i dënuari për vjedhje

06/09/2013 00:00

Ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari Arjan Hema banues në lagjen ’18
Tetori” Lushnjë. Arrestimi i tij është realizuar mbremjen e të enjtes
në qytetin e Lushnjës në një aksion të ndërmarrë nga policia e Lushnjës
dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë ngritur disa
postoblloqe në qytet e në dalje të tij.

Ne nje nga keto postoblloqe 35-vjeçarit i eshte kerkuar te ndaloje me makinen e tij por ai nuk i eshte pergjigjur forcave te policise duke u larguar. Keta te fundit e kane ndjekur 35-vjeçarin deri ne dalje te qytetit ku patrulla tjeter kishte bllokuar rrugen.

Ne momentin e ndalimit ai kishte ne dore nje arme tip kallashnikov, por nuk ka qelluar ndaj forcave te policise. Policia e Lushnjes deklaron se 35-vjeçari ka qene i denuar me 4 vite burg per vjedhjen e nje argjendarie ne qytetin e Pogradecit. Ai kishte bere vetem 2 vite dhe ishte liruar me kusht.

Top Channel