Eshtrat e Malushit tek Varrezat e Dëshmorëve

06/09/2013 00:00

10 vite pas vrasjes së kolonel Gani Malushit, eshtrat e tij do të prehen aty ku e meritonin, tek Varrezat e Dëshmorëve.

Nëpërmjet një ceremonie zyrtare kortezie, në praninë e familjarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, eshtrat e Dëshmorit të Atdheut Gani Malushi u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në fjalën e rastit vlerësoi lartë kontributin e komisar Malushit dhe aktin e tij sublim, duke u flijuar për vlerat më të larta të demokracisë, mbrojtjes së jetëve njerëzore.

Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit, Esma Malushi falenderoi institucionet për velrësimin, ndërsa ka uruar që të mos ketë më jetë të humbura nga radhët e policisë.

Kolonel Gani Malushi u qëllua për vdekje më 6 gusht të viti 2003, shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit nga Agim Pepa i cili tashmë vuan dënimin për këtë krim.

Gani Malushi u shpall Dëshmor i Atdheut më 16 nëntor të viti 2004.

Top Channel