Ekonomiku, thirrje Bashës

06/09/2013 00:00

Pedagogët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik,prej tre ditësh në
protestë kanë marshuar në drejtim të objekteve që, sipas tyre, kanë
uzurpuar territorin e shkollës, duke adresuar thirrje për kreun e
Bashkisë së Tiranës.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë, zotit Lulzim Basha të marrë masa të menjëhershme, të ndalojë ndërtimet pa leje, sepse nuk është duke u respektuar asnjë fletë e planit urbanistik”, thotë Pleurat Rexhepi, pedagog i Fakultetit Ekonomik.

Duke treguar permes marshimit ne kembe se as godina qe iu premtua, konvikti i Gjuheve te Huaja nuk ia dha, dhe as Kampusi Universitar nuk do te ngrihet dot pasi territori percaktuar eshte zene, ata u shprehen se do ta shnderrojne kete proteste ne pikenisjen e rimekembjes se institucionit te dijes.

Top Channel