Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Lajmërimet apo imazhet ndërgjegjësuese për dëmet që shkakton duhanpirja nuk kanë pothuajse asnjë efekt midis konsumatorëve të rinj, sugjeroi një studim i publikuar në Britaninë e Madhe.
Në Mbretërinë e Bashkuar, që prej vitit 2008, në paketa janë bashkangjitur imazhe të degjenerimeve të organeve që shkaktohen nga sëmundje të ndryshme të lidhura drejtpërsëdrejti me duhanin.
Megjithatë, një studim i Universiteti të Stirlingut, i cili përfshiu 2 800 adoleshentë, tregoi se imazhet nuk kanë asnjë efekt në ndalimin e duhanpirësve të moshës 11-16 vjeç.
Midis të anketuarve, një në dhjetë ishte një duhanpirës, ndërsa pjesa tjetër duhanpirës jo të zakonshëm ose jo duhanpirës.
Krahasuar me periudhën përpara futjes së këtyre imazheve, duhanpirësit e anketuar ishin në të njëjtën mesatare kombëtare për nivelin e lënies së cigares pas një periudhe të caktuar.
Efekti i vendosjes së këtyre imazheve, ndonëse tepër i kufizuar, shprehej vetëm tek dy kategoritë e tjera, përdoruesit jo të zakonshëm dhe jo duhanpirësit, që ndiheshin pjesërisht të frenuar prej këtyre imazheve.
Ndonëse një studim i përqendruar në Britaninë e Madhe, rezultatet e tij duken se përfaqësojnë një trend global, pasi edhe në shumë vende të tjera nuk është vënë re ndonjë efekt i dukshëm në rënien e konsumit.
Paradoksalisht, më shumë se sa ndërgjegjësimi i efekteve të dëmshme për shëndetin, më i efektshëm ka rezultuar pothuajse kudo shtrenjtimi i çmimeve për cigaret.
Top Channel